• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjenerali amerikan: Integroni Ballkanin! Rusia, Turqia dhe Kina po ‘luajnë lojën’

by Java News
01/07/2018 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjenerali amerikan Wesley Clark, në një tekst të tijin në “The Washington Post” kishte vlerësuar se Ballkani mund të jetë përsëri tokë e krizës, ‘prandaj SHBA dhe BE duhet të reagojnë në mënyrë urgjente, sepse në rajon janë të pranishme fuqitë e jashtme të cilat po krijojnë stres dhe se ajo që dimë nga historia është se Ballkani Perëndimor është shumë i brishtë’.

Në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1, Clark thotë se fjalët e ashpra dhe veprat agresive mund të sjellin deri te konflikti në Ballkan më shpejtë se kudo në botë.

“Po, duhet të jemi të shqetësuar. Duhet që Ballkani Perëndimor të shtyhet përpara, në civilizim perëndimor dhe civilizim transatlantik, edhe atë sa më shpejtë. Kanë kaluar 23 vjet prej se është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit dhe mbetet të bëjmë edhe shumë për zhvillimin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe mendoj se kjo po shkon shumë vështirë”, ka thënë Clark, i cli ka qenë komandant i forcave të NATO-s në Evropë gjatë bombardimit të Serbisë, transmeton RTK.

Duke folur për skenën gjeopolitike në Ballkan dhe rolin që kanë në rajon Rusia, Turqia dhe Kina, ai ka thënë se këto shtete “e luajnë lojën ballkanike”.

“Ballkani është mbi pllakën tektonike të racës njerëzore, ky është rajoni ku historikisht janë konfrontuar civilizimet dhe ende janë duke u konfrontuar. Kështu që është vlerësimi i drejtë se ne duhet ta shfrytëzojmë NATO-n dhe të sigurojmë siguri ushtarake”, ka thënë gjenerali amerikan.

Ai ka shtuar se duhet të punohet shumë fuqishëm në luftë kundër korrupsionit nëpër qeveri.

“Kjo do të thotë se anëtarët e pushtetit, ata të zgjedhur si dhe ata të emëruar detyrimisht duhet të jetojnë në mënyrë modeste, duhet të jetojnë nga rrogat e tyre, rrogat duhet të jenë të mjaftueshme që të jetohet prej tyre, por askush nuk duhet të pres se do të bëhet milioner.

a.ç

Next Post
Politikani zviceran bën “shqiponjën”: Xhaka e Shaqiri u goditën në shpirt nga provokimet e serbëve

Politikani zviceran bën "shqiponjën": Xhaka e Shaqiri u goditën në shpirt nga provokimet e serbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In