• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjeneralët porosi Trumpit: Mos shkurto fondet që jepen për Departamentin e Shtetit

by Java News
28/02/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 120 gjeneralë të pensionuar e kanë nënshkruar një letër të hënën, duke kundërshtuar propozimin e Shtëpisë së Bardhë për të bërë shkurtime të mëdha të fondeve për diplomaci dhe zhvillim, raporton CNN.

Gjenerali i pensionuar, David Petraeus, ish-drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), dhe gjenerali i pensionuar James Stavridis, ish-komandant suprem i forcave aleate të NATO’s, janë në mesin e ish-gjeneralëve me tre dhe katër yje që kanë shkruar se fondet për Departamentin e Shtetit janë “vendimtare për sigurinë e Amerikës”, transmeton Gazeta Express.

Ata i kanë dërguar letrën udhëheqësve të Kongresit, dy zyrtarëve të kabinetit të presidentit Donald Trump, dhe këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Propozimi i parë i Trumpit për buxhetin do të rriste shpenzimet ushtarake për rreth 54 miliardë dollarë, teksa zyrtarët e administratës kanë thënë për CNN se do të shkurtojnë fondet për departamentet e tjera për dhjetëra miliarda këtë vit, sidomos fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe për Departamentin e Shtetit.

“Departamenti i Shtetit, USAID, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, Korpusi i Paqes dhe agjencitë e tjera të zhvillimit janë kritike për parandalimin e konflikteve dhe për reduktimin e nevojës për t’i çuar burrat dhe gratë tona në uniformë drejt rrezikut”, kanë shkruar gjeneralët. (b.an)

Next Post
Lista zyrtare: 12 bakteret më të rrezikshme në planet

Lista zyrtare: 12 bakteret më të rrezikshme në planet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In