Nderkohe qe numri i viktimave ka shkuar ne 13 dhe numri total i te prekurve eshte rritur me 20 ne 24 oret e fundit, tek spitali Infektiv vijon beteja me semundjen.
Ministria e Shendetesise ka konfirmuar kete paradite se ne total ne Infektiv jane te shtruar 77 paciente.
“Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar”- tha zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli.
g.kosovari