• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjendja në Kakavijë, Xhaçka: Nuk jemi në situatë të zakonshme, do ishte e udhës që disa qytetarë të ktheheshin

by Ardit Rada
15/08/2020 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kakavija, aty ku ndodhet prej disa orësh, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaka u ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen pasi shanset për të kaluar kufirin janë pothuajse zero. Ajo ka bërë me dije se negociatat me palën greke po vijojnë për të rritur kapacitetin e mjekëve që bëjnë tampnin dhe të sportele, dhe për këtë thotë se ka një dashamirësi nga ana e shtetit fqinj për të gjetur një zgjidhje.

“Nuk i thyejmë dot rregullat, nuk vendosim politikën që vendos shteti fqinj, por mund të bëjmë që të kërkojmë më shumë kapacitet dhe njerëz që procesi të jetë me ritme më të mira, nga dje sot kemi përmirësim, qoftë qytetarëve brenda një ore qoftë me fluksin e gjithë ditës, por nuk është i mjaftueshëm, që e gjithë radha të mund të kalojë kufirin deri në momentin që do të hyjnë rregullat e reja.

Prandaj kemi njoftuar qytetarët që të ushtrojnë arsye, se një pjesë e madhe nuk do të arrijnë të kalojnë kufirin, dhe do ishte e udhës që të ktheheshin në shtëpi, dhe t’i nënshtrohen rregullave të reja. Kjo nuk është një situatë e zakonshme, nuk na e merrte mendja që do jetonim në një situatë të tillë ku e gjithë bota është paralizuar nga COVID dhe nuk duhet të sillemi sikur kjo nuk ekziston. E mirëkuptoj dhe pa diskutim në aspektin njerëzor jam e keqardhur për ata njerëz që kanë punë urgjente dhe tani kanë të drejtë me ngut për t’u kthyer, se bëhet fjalë për ata që kanë mundësi të udhëtojnë.

Nga ata që udhëtojnë janë 80% rezident, të tjerë nënshtetësi greke, që nuk bëhet fjalë për udhëtim turistik dhe ky korridor është i hapur vetëm për këtë kategori, që do të thotë nuk ka tendencë për t’i lënë njerëzit në radhe dhe pastaj për shumë shqiptar që janë rezident, që punojnë e jetojnë, paguajnë taksa dhe kontributor. Nuk ka tendencë, ne po informojmë njerëzit, që po njoftojnë njerëzit për ritmet e hyrjes, që të bëjnë llogaritë e tyre që nuk e kalojnë kufirin dot sot. Deri sa të mbyllet pika, shpresojmë që ky orar të shtyhet dhe ka predispozitë pozitive për të rritur kapacitet njerëzor, qoftë për mjekëve dhe për të shtuar sportele, por edhe kjo ka vështirësitë e veta, pavarësisht dashamirësish për ta ofruar.

Shpresojmë që orari të shtyhet.

Të gjithë po humbasim pak nga e përditshmja jonë në këto kohë. Kjo kategori udhëtarësh e kanë pasur mundësinë të lëvizin, kanë ardhur këtu për arsye të tyre, dhe për faktin se kanë lëvizur në kohë të paqarta kanë të detyruar t’u nënshtrohet këtyre masave. Nuk është vetëm Greqia, i ka vendosur Anglia e Francën, nuk protestuam kur Itali mbylli kufijtë, as kur i mbyllëm ne, sepse kjo ishte mënyra jonë për të mbrojtur qytetarët. Këto masa do i respektojmë. Maksimumi është që ritmet të jenë më të shpejta, por kjo nuk do e zgjidh problemin”, tha Xhaçka.

/e.rr

Next Post
“Shkodra Jazz Festival” në Tiranë

“Shkodra Jazz Festival” në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In