Thaçi ka shkruar në facebook se gjatë bisedës me presidentin Meta i ka shprehur gatishmërinë për ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Sapo bisedova me presidentin Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.Në emër të institucioneve të Kosovës, shpreha gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile”, ka shkruar Thaçi në facebook.
“Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, ka thënë presidenti Thaçi.
/a.m.