• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjendet varri i Sulejmanit të Madhërishëm… është në Hungari

by A R
10/12/2015 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Hungari është gjetur varri i sulltanit të Perandorisë Osmane, Sulejmani i Madhërishëm, raporton Anadolu Agency.  Si rezultat i gërmimeve arkeologjike të cilat i kryesoi Agjencia për Koordinim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës së Turqisë (TIKA) në Hungari është gjetur varri në të cilin janë varrosur organet e brendshme të sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, i cili ndërroi jetë në vitin 1566.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Budapest, Sakir Fakili, para gazetarëve tha se projektin e gërmimeve arkeologjike e ka mbështetur TIKA, qeveria hungareze, si dhe një grup i shkencëtarëve hungarezë dhe turq. Përfaqësuesi i TIKA-së për Ballkanin dhe Evropën Lindore dr. Mahmut Çevik deklaroi se janë gjetur mbetje shumë të rëndësishme.

“Nga viti 2012 kemi punuar në këtë projekt të gërmimit të varrit ku janë varrosur organet e brendshme të Sulejmanit të Madhërishëm. Sot kemi gjetur mbetje të rëndësishme”, tha Cevik.

Profesor dr. Norbert Pap, i cili udhëhoqi hulumtimin, theksoi se në vitin 2010 ngriti nismë për të bërë hulumtim në vendin ku janë varrosur organet e brendshme të Sulejmanit të Madhërishëm. “Në qytetin Siget kemi gjetur një vendbanim nga periudha osmane dhe zbuluam vendin ku janë varrosur organet e brendshme të Sulejmanit të Madhërishëm”, tha profesor Pap. Profesori turk dr.Ali Uzay Peker deklaroi se kanë gjetur tyrben e Sulejmanit të Madhërishëm në vendin ku e ka përmendur edhe udhërrëfyesi Evlia Çelebi.

“Në qytetin Siget është gjetur vendbanimi osman në të cilin gjendet edhe varri i Sulejmanit të Madhërishëm. Sipas të dhënave të para, janë gjetur edhe mbetjet e xhamisë”, tha Peker.

Ndryshe, si rezultat i gërmimeve arkeologjike në Hungari për herë të parë është zbuluar vendbanim nga periudha osmane. Sulejmani I, në Evropë i njohur si i Madhërishëm, ndërsa në botën islame si Ligjvënësi, ishte sulltan i Perandorisë Osmane i cili jetoi nga viti 1520 deri në vitin 1566. Nën udhëheqjen e tij, Perandoria Osmane arriti kulmin e saj dhe u bë forcë botërore.

Ai arriti të fitojë ishullin Rhodos, Beogradin (1521), fitoi ushtrinë hungareze të Louisit të II-të ( më 29 gusht të vitit 1526 ) në Betejën e Mohaqit, fitoi shumë pjesë të Afrikës veriore dhe Transilvaninë. Ndërroi jetë gjatë rrethimit të Sigetas në vitin 1566.

Next Post

Letra e Metës për Kodin Zgjedhor, Paloka: Të pasqyrohen vërejtjet e OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In