Është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit Mehmet Aliraj, rreth moshës 60-vjeçare, i cili doli në orën 9 të paradites së djeshme në vendin e quajtur Raguza e Parë në gadishullin e Karaburunit për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.
Ishin Polumbarët e Forcës Detare ata që bënë të mundur gjetjen e viktimës.
I ndjeri, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët.
Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit, për peshkatarin e zhdukur dje. /l.m