Gjendet një sasi lëndësh narkotike në brigjet e Karaburunit.
Të paktën 25 kilogramë kanabis janë gjetur nga policia në bregdetin e Karaburunit ditën e sotme.
Lënda narkotike ishte e mbledhur në një pako, ndërsa për momentin nuk dihet ende se kujt i përket kjo lëndë narkotike apo se kush e ka lënë atë në vendin ku u gjend. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m.