Një sasi e madhe kanabisi është zbuluar në zonën e Novoselës në Vlorë. Banorët kanë konstatuar thasë me kanabis të hedhur në një zonë moçalore pranë fshatit Mifol.
Drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, pasi u sinjalizuan përmes një telefonate.
Besohet se bëhet fjalë për rreth 900 kilogramë kanabis.
Burime nga policia thonë l se kanabisi është gjetur i kalbur.
Uniformat blu dyshojnë se është drogë e mbartur në magazina apo depo që prej vitit 2016.
a.ç











