Është gjetur trupi i pajetë i kampionit të shumëfishtë të kërcimit në ujë, Sali Gërqinës.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar për Express Zëdhënësja në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.
Trupi i Sali Gërqinës ishte zhdukur që nga 27 qershori pasi kërceu nga bregu për në ujërat e Urës së Fshejtë.
Për kërkimin e tij ishin angazhuar ekipet e policisë, bashkë me FSK’në e një grup tjetër të zhytësve tash e disa ditë.
Dyshohet se Gërqina ka qenë i dehur në kohën kur ishte zhytur në ujë. Sali Gërqina ishte i martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë, dy djem e një vajzë, përgatiti “Express”. (b.an)