Gjendet një trup i djegur në zonën e plazhit në Durrës.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ekspertët.
Ende nuk dihen rrethanat e aktit tragjik.
Ngjarja u konstatua sot rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, kur është gjetur, dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/a.r