Një qese e dyshimtë është gjetur në zonën e “Brrylit” në Tiranë në rrugën “Martin Camaj”. Dyshohet se brenda çantës ka lëndë plasëse.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka rrethuar zonën.
Nuk dihet nëse lënda plasëse ka rënë nga ndonjë makinë apo është lënë qëllimisht në zonë. Pritet që në vendngjarje të shkojnë edhe forcat xheniere.
/a.r