Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme në Tiranë.
Personi ende i paidentifikuar është gjetur te rruga ‘Kongresi i Lushnjes’.
Trupi i pajetë është gjetur pranë kabinës elektrike te zona e ish-Parkut të Autobusëve.
Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë endacak dhe mund të ketë humbur jetën nga kontakti nga rryma elektrike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./m.j