Një person është gjetur i varur paraditen e sotme. Ngjarja është raportuar në lagjen Nr.15, në Kallm të Durrësit.
Policia thotë se 48-vjeçari me inicialet P. D u gjet pa shenja jete i varur në pemë. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk evidentohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ b.h