Trupi i pajetë i një emigranti nga Siria është gjetur sot në Portin e Durresit. Nga informacionet e para mësohet se trupi i pajetë i përket një emigranti nga Siria, i cili është zhdukur disa ditë më parë.
Mendohet se shtetasi sirian mund të ketë rënë në det teksa ka tentuar të imbarkohet në ndonjë anije.
Sipas te dhenave te para mesohet se trupi i pajete i nje mashkulli eshte gjetur pranë terminalit të konteinerëve prane portit te qytetit bregdetar.
Nuk ka ende detaje per shkakun e mbytjes, nderkohe qe policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Sipas hetimeve, disa ditë më parë është zhdukur një shtetas sirian. Ai kishte tentuar të imbarkohej në mënyrë klandestine në ndonjë anije me destinacion Italinë.
g.kosovari











