Policia e Shtetit ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Gramëz në Fushë Krujë gjatë orëve të mëngjesit të së mërkurës.
Mjeti ishte totalisht i djegur dhe dyshohet se është përdorur në atentaitn mafioz ndaj 28-vjeçarit Mario Majollari, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Dyshohet se autorët kanë përdorur mjetin në fjalë për tu larguar pas krimit ndërkohë i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët.
Policia ka nisur ekspertizën në mjetin e djegur./a.m.