Një kufomë është gjetur të hënën në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë. Sipas policisë bëhet fjalë për një person të seksit mashkull.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet Elton Tahiri, 48 vjeç.
Nuk dihen rrethanat në të cilat e ka humbur jetën 48-vjeçari dhe prej sa kohësh ka ndodhur ngjarja.
/a.r