Një trup i pajetë është gjetur sot nga roja bregdetare e Vlorës. Mësohet se viktima i përket seksit mashkull ndërsa nuk dihet identiteti i tij.
Policia bën të ditur se trupi është pikasur në zonën detare mes Sazanit dhe Karaburunit.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. /javanews/b.d