Kufoma e një personi është gjendur e dekompozuar në Korçë. Gjatë mesditës së sotme në lagjen nr. 2 në Korçë, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vdekur S.S., rreth 70 vjeç.
Nga të dhënat paraprake rezulton se i moshuari, trupi i të cilit është gjetur i dekompozuar, jetonte i vetëm në banesë.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë kufoma i’u dërgua morgut të Korçës ku pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Lidhur me këtë rast policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
a.ç