Policia e Vlorës ka gjetur sot një gomone te braktisur ne det. Autoritetet bëjnë me dije se “gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur”.
Më tej bëhet me dije se në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.
Policia e Vlorë, lidhur me këtë ngjarje po punon në bashkëpunim me Policinë Kufitare, për sqarimin e plotë të situatës dhe zbulimin e personave që janë pronarë të saj.
/a.r