Një 64-vjecar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se eshte njoftuar nga komshinjtë, dhe mesohet se shtetasi me inicialet P.D, jetonte i vetëm. Paraprakisht dyshohet se ka një javë, që mund të ketë ndërruar jetë.
Njoftimi i policise
Më datë 12.07.2017, në rrugën “Bajo Topulli”, është gjetur në banesë i pajetë në fazën e dekompozimit shtetasi P.D, vjeç 64, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pritet ekspertiza e mjekësisë ligjore. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
a.ç