Deputeti ukrainas Dmitro Timchuk u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Kiev me një plagë nga armë zjarri në kokë.
Kështu raporton Kyiv Post, duke thënë se autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende, nëse parlamentari i Frontit Popullor ka kryer vetëvrasje, është vrarë apo ka vdekur si rezultat i një aksidenti.
Timchuk njihej si ekspert dhe komentues për konfliktin Donbass midis trupave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.