Ditën e sotme, rreth orës 10:00, në lagjen nr.1, Sarandë, është gjetur pa shenja jete shtetasi anglez.
Ai u gjet në banesën ku jetonte me qira. Fjala është për shtetasin me iniciale A. G., i moshës 64 vjeç.
Sakaq, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/e.d











