Gjendet një person i vdekur në një banesë në qytetin e Vlorës, në lagjen ’10 Korriku’. Sipas raportimeve të gazetareve ne terren, personi i gjetur i pajetë quhet Bashkim Durmishi dhe është i moshës 68-vjeçare.
Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se i moshuari dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë, si pasojë e një infarkti, ndërkohë në banesën e tij ai kishte dhe një qen i cili mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës ( hundën dhe mjekrën) kur 68-vjeçari ishte pa jetë.
Ndaj në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje duke e goditur në fytyrë të moshuarin. Ndërkohë që 68-vjeçari Durmishi prej vitesh jetonte i vetëm, kishte dhe dy fëmijë që jetojnë jashtë.
Ndërkohë trupi i tij do të niset drejt morgut të spitalit të Vlorës ku do ti bëhet dhe ekspertiza nga specialistët për të vërtetuar shkakun e vdekjes.
‘Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.’, njofton policia.
Fillimisht kur doli lajmi i gjetjes pa jetë të 68 vjeçarit, u raportua se mund të kishim të bënim me një ngjarje kriminale. U mendua se i moshuari ishte pre e një grabitjeje, teksa autorë të paidentifikuar kishin hyrë në banesë e kishin dhunuar dhe grabitur.