Një 59-vjeçar nga Tirana është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Sulejman Delvina”.
Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar nga policia me inicialet A.M.
Raportohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas hetimeve paraprake, rezulton se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 59-vjeçarit.
Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të hedhë dritë mbi këtë rast./a.m.