Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r