Një doganier i Doganës Qafë-Botës është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në Sarandë. Mësohet se viktima është rreth 63-vjeç dhe ishte shpallur në kërkim prej katër ditësh.
Viktima i moshës rreth 63-vjeçare ishte shpallur në kërkim prej katër ditësh.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak, megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Viktima është 63-vjeçari Janaq Rajdho, i lindur në fshatin Dervican dhe banonte në Fier.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon zbardhe e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
g.kosovari