Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen 8 të Korçës.
Viktima është shtetasi Novruz Shyti. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij dhe dyshimet e para janë se mund të jetë vrarë me thikë
56-vjeçari mësohet se jetonte vetëm në banesë.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po hetohen disa pista, mes tyre dhe ajo e një konflikti të mundshëm me persona të tjerë.
a.ç