• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjendet “Giulietta” e bosit të Cosa Nostra. Në një prej shtëpive i gjejnë biografinë e Putinit & Hitlerit

by A R
22/01/2023 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gati një javë nga arrestimi i bujshëm i bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro në një klinikë në Palermo, ku ai kurohej për kancerin, autoritetet italiane vijojnë intensivisht hetimet.

Pas zbulimit të 3 apartamenteve të përdorura nga 60-vjeçari, në Campobello di Mazara, ku kryemafiozi jetoi së paku gjatë vitit të fundit, hetuesit kanë mundur të gjejnë edhe makinën e tij.

Giulietta e zezë (Alfa Romeo) u zbulua në garazhin e djalit të Giovanni Luppino, shoferit të kumbarit i arrestuar gjithashtu gjatë operacionit të mëngjesit të së hënës. Hetuesve ky i fundit mësohet t’u ketë thënë se nuk e dinte se kë shoqëronte dhe se për herë të parë e kishte takuar disa muaj më parë.

“Mu prezantua si Francesco dhe të dielën në mbrëmje më kërkoi ta shoqëroja duke më thënë se duhet të bënte disa kura për kancerin”, mësohet të jetë shprehur Luppino.

Një deklaratë e rreme për hetuesit, që duket se vërtetohet edhe me praninë e makinës në garazhin e të birit të Luppino-s, por jo vetëm. Disa burime thonë për ANSA-n se përpara se të arrestoheshin, bosi dhe shoferi ishin parë duke u përqafuar.

Giulietta është sekuestruar tashmë nga policia dhe është vënë në dispozicion të hetuesve. Në brendësi të saj nuk raportohet të jenë gjetur dokumente, as GPS, i nevojshëm për të zbuluar lëvizjet e kreut të mafias.

Megjithatë sipas hetuesve, makina është blerë nga vetë Messina Denaro në fillim të Janarit të 2022. Ai mësohet se shkoi në një koncesionar në Palermo ku la një Fiat 500 dhe pagoi 10 mijë euro kesh. Si kontrata e blerjes, ashtu sikurse edhe automjeti që la në këmbim janë në emër të një të moshuare 87-vjeçare, invalide. Ajo është nëna e Andrea Bonafede, topografi nga Campobello i cili i dha identitetin e tij bosit, të paktën prej 2020-s.

Sa i përket sendeve të sekuestruara në disa banesa përgjatë kësaj jave, hetuesit po analizojnë në veçanti dokumentet e gjetura në apartamentin e parë të bosit në San Vito, gjithnjë në Campobello di Mazara, por edhe materialet që iu sekuestruan Luppino-s.

Bëhet fjalë për takime, postë, listë shpenzimesh, (kumbari bënte jetë luksi dhe shpenzonte edhe 7 mijë euro në muaj), një axhendë, numra telefoni dhe emra të koduar.

Një punë që duket sa ka nisur ajo e karabinierëve të Ros, po ashtu edhe e vështirë, por nga ku shpresohet që të zbulohen emra të bashkëpunëtorëve dhe favorizuesve të Messina Denaro.

Në mesin e sendeve të gjetura në shtëpinë e 60-vjeçarit raportohet po ashtu të jenë gjetur libra historie e filozofie, ashtu sikurse edhe 2 biografi, njëra e Vladimir Putin dhe tjetra e Hitlerit.

/a.r

Next Post
Policia apel shoferëve që përdorin rrugën e Arbrit: Tregoni kujdes!

Policia apel shoferëve që përdorin rrugën e Arbrit: Tregoni kujdes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In