Një tjetër tragjedi raportohet nga Italia ku një shtetase shqiptare është gjetur e vdekur.
Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçare e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Canegrate.
Trupi i pajetë u gjet mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.00, ndërkohë nuk jepen informacione për identitetin e viktimës.
“Ekipi i shpëtimit nuk bëri dot asgjë për të ndihmuar: gruaja me origjinë shqiptare u gjet pa jetë”, raportojnë mediat italiane.
Dyshimet paraprake flasin për një rast vetëvrasjeje, edhe pse ende nuk kemi një përfundim./a.m.











