Një grua, ende e paidentifikuar, është gjetur e pajetë në plazhin e Durrësit. Kufoma është pikasur nga kalimtarët e rastit në zonë në sektorin Iliria. Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, për të kryer autopsinë.
Policia po punon për identifikimin e gruas që u gjend e mbytur. Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë denoncim për persona të zhdukur apo të humbur me tiparet e gruas që u gjet e vdekur mesditën e sotme.
/f.s