• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjendet e pajetë në breg të lumit gazetarja e njohur

by Java News
07/10/2018 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Victoria Marinova, prezantuesja televizive 30-vjeçare dhe drejtoresha administrative e kanalit televiziv rajonal TVN, u gjet e vrarë të shtunën pranë bregut të lumit Danub në qytetin Ruse të Bullgarisë, tha policia të dielën.

Viktima thuhet se është përdhunuar, rrahur dhe pastaj është mbytur.

Ajo u gjet nga një kalimtar të shtunën pasdite dhe trupi i saj u identifikua nga familja e saj në mbrëmje, njoftojnë autoritetet bullgare.

Është e paqartë nëse vrasja ka të bëjë me punën profesionale të Marinovës. Kreu i zyrës së prokurorisë së qytetit Ruse, Georgi Georgiev dhe zëvendësdrejtori i policisë vendase, Ilian Ençev, në një konferencë shtypi të dielën thanë se “të gjitha versionet” rreth vrasjes ishin në tryezë.

Shumica e sendeve të saj personale mungonin kur ajo u gjet në bar në një pjesë më pak të frekuentuar të shëtitores në Ruse, thanë autoritetet, të cituara nga gazeta 24 orëshe. Nuk ka të dyshuar ende.

“Ne po punojmë për rastin ditën dhe natën … shpresojmë së shpejti që të kemi më shumë informacione mbi identitetin e kryerësit të veprës”, citohet të ketë thënë Georgiev.

Faqja bullgare e internetit “Terminali 3” vuri në dukje raportin e fundit të transmetuar, ku Marinova intervistoi gazetarin investigativ rumun, Atila Biro nga projekti Rise dhe kolegun bullgar, Dimitar Stojanov nga Bivol.

Tema ishte arrestimi i fundit i dy gazetarëve nga policia pranë qytetit Radomir, në jug të Sofjes, ndërsa po hetonin shkatërrimin e dokumenteve që gjoja implikuan konsulentët lidhur me kompaninë e infrastrukturës GP Group për manipulimin e tenderëve të BE-së.

Vrasja është dënuar nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i cili bëri thirrje për një “invetigim të plotë”.

Federata Europiane e Gazetarëve shkroi në Twitter se artikulli i fundit i Marinovës trajtoi korrupsionin shtetëror.

Marinova është gazetarja e tretë që u vra në BE në më pak se një vit, pas Daphne Caruana Galizia nga Malta dhe Jan Kuciak nga Sllovakia. Një vigjilje në nderim të Marinovës do të organizohet në kryeqytetin e Sofjes, të hënën në mbrëmje.

TVN nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN-it për koment.

/b.d

Next Post
Netanyahu takohet me Putinin pas rrëzimit të avionit rus

Netanyahu takohet me Putinin pas rrëzimit të avionit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

December 21, 2025
Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In