Një 18-vjeçare ishte raportuar e zhdukur që prej 10 ditësh.
Policia ka arritur ta gjejë atë sot. Vajza ka deklaruar në polici se kishte kryer marrëdhënie seksuale me xhaxhain e saj 56-vjeçar.
“Policia e Kosovës dje e ka gjetur në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali 10 ditë pasi ishte zhdukur. Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Gjakovë, mbi ngjarjen.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit po mbahet në ndalim policor, deri në mbyllje të hetimeve.
“Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me xhaxhain e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor me urdhëresë të prokurorit të çështjes”, ka konfirmuar Podrimaj.
/a.r