Agjencia Hapësinore e Kolumbisë, ka njoftuar se janë gjetur dy kutitë e zeza nga aeroplani që u rrëzua në pjesën qendrore të vendit, në të cilin ishin 81 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, në mesin e të cilëve ishin edhe futbollistët e klubit brazilian Cahpecoenses.
Siç raporton Washington Post, dy kutitë e zeza janë në gjendje të shkëlqyer, të cilat do të ndihmojnë për të identifikuar shkaqet e aksidentit.
Gjatë aksidentit, fatkeqësisë i kanë mbijetuar vetëm gjashtë persona, përgatiti Koha. (b.an)