• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Gjenden gjurmë romake në Qesarat të Tepelenës

by A R
01/06/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i rrugës në fshatin Qesarat të Tepelenës ka nxjerrë në dritë të dhëna arkeologjike me rëndësi për trashëgiminë kulturore. Megjithëse informacionet janë ende jozyrtare, specialistë të fushës thanë për “GSH” se dëshmitë e dala në sipërfaqe për shkak të punimeve i takojnë periudhës romake.

Problemet I pari që bëri me dije për zbulimet ka qenë Spiro Nika, specialist i monumenteve. Si i tillë, ai ka punuar për të vite të tëra në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Në datën 26 maj, në profilin e tij në “Facebook”, Spiro Nika shkruante: “Pa dashur, dje, kam qenë në një ‘skenë krimi’ pranë godinës së ish-komunës Qesarat, Tepelenë. Nga një vëzhgim i përshpejtuar konstatova struktura murale solide dhe qeramike e cila u përket tri periudhave kulturore: helenistike, romake dhe antikitet i vonë (shek. III para Krishtit, deri në IV-V pas Krishtit). Komunikova me të gjithë aktorët dhe faktorët e mundshëm që subjekti ‘V.K’ të ndalonte punimet dhe t’u lihej radhë gërmimeve arkeologjike, por nuk qe e thënë. Edhe në këto momente punohet (shkatërrohet). Kryetari i fshatit Qesarat, i irrituar më njofton se punimet vazhdojnë pa asnjë mbikëqyrje arkeologjike. ‘Urime’ sistemit tonë kulturor për këtë kontribut”. Krahas këtij postimi, ai kishte bërë publike edhe dhjetëra foto të objekteve të dala nga punimet. I kontaktuar nga “GSH”, ai nuk pranoi të komentonte më gjatë për çështjen në fjalë, ndërsa postimi në fjalë fliste për datën 25 maj.

Më tej, “GSH” kontaktoi kryeplakun e Qesaratit, Aleks Gerbi i cili konfirmoi se ka pasur objekte që janë dëmtuar nga punimet, megjithatë ai shtoi se ato qenë pezulluar tashmë dhe se në vend kishin arritur specialistë të trashëgimisë nga Gjirokastra.

Në vazhdë të kësaj, “GSH” iu drejtua drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Albert Kasit, i cili po ashtu konfirmoi se tashmë janë pezulluar punimet për rrugën e re në Qesarat. “Aty ka shkuar një ekip i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik që ka bërë një procesverbal. Janë pezulluar punimet dhe pritet që së shpejti të mblidhet Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe të merren hapat e mëtejshëm”. I pyetur nga “GSH” nëse janë dokumentuar gjetjet e dala në dritë dhe nëse ka pasur dëme në objektet e zbuluara rastësisht, ai tha se “Jo. Edhe në bazë të ligjit (të trashëgimisë) firma e ka për detyrë të ndërpresë menjëherë punimet(kur dalin në dritë objekte). Ka shkuar me shpejtësi një ekip nga ASHA dhe kanë mbajtur procesverbal. Këtë javë mblidhet KKA(Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë) për të përcaktuar hapat e mëtejshëm si do veprohet”.

I pyetur për datimin e gjetjeve, Kasi shtoi se “nuk jam në dijeni të procesverbalit, por janë të periudhës romake. Unë kam pasur kontakte me përfaqësuesit e firmës që punojnë. Jemi marrë vesh shumë mirë. Do jemi në pritje të KKA”.

I pyetur sërish se ka zëra që thonë se gjatë punimeve janë dëmtuar gjetjet arkeologjike, Kasi tha: “Unë nuk bëhem megafon i zërave. Unë e thashë ç’kisha për të thënë. Nuk kam njoftim për dëmtime”./GSH/a.m.

Next Post

Gënjeshtrat e Vuçiçit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In