Policia ka sekuestruar disa armë zjarri ‘pistoletë’ brenda një furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit. Furgoni është kapur gjatë kontrollit në vijën e dytë të terminalit të trageteve.
Po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona në tentativë për të dalë nga territori shqiptar.
Policia ka shoqëruar shoferin e furgonit dhe po kontrollon dokumentacionin e armëve të zjarrit./m.j











