• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj: Vendi ka nevojë për një PD që mbështetet nga Berisha e Basha, por që asnjë prej tyre të mos e drejtojë

by Java News
19/05/2023 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj në një lidhje për Panorama TV, ka komentuar vendimin e disa deputetëve të PD, për të zgjedhur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar.

Deputeti shpjegoi arsyet pse nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së sotme ndërsa tha se partia e konsideruar si fraksioni i “Vulës” nuk kishte ngut që të caktonte menjëherë sot postet e reja.

Gjekmarkaj u shpreh se PD duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet nga asnjëri prej tyre.

“Në fakt nuk isha në këtë mbledhje për arsye objektive dhe subjektive. Jam duke udhëtuar jashtë Tirane. Ka të bëjë me perceptimet që ka të bëjë me ngjarjen. Kam respekt për Bardhin por besoj se nuk kishte aq ngut ajo që konsiderohet partia e vulës, për të caktuar postet e reja kur mendoj se i duhej dhënë kohë edhe palës tjetër që të reflektonte. Njeriu duhet t’i krijojë vetes shpresë që të gjenden ura komunikimi që PD të mos shkojë drejt një rruge vrastare.

Nuk dua ta cenoj emrin tim me funeralin e Partisë Demokratike. Të jemi i distancuar qoftë nga Foltorja, qoftë nga Vula. Bashkëbisedimi mes palëve është i domosdoshëm. Po ta kisha një recetë e çoja. Sadopak shpresoj të dëgjohem ndonëse në këtë rast kam bindjen që nuk do të dëgjohem. Vendi ka nevojë për një opozitë të re të konceptuar ndryshe. Bashkimi është një kusht i domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Ka nevojë të përcaktojë cilat janë horizontet e saj. Si kjo parti duhet të plotësohet për t’u bërë alternativë qeverisëse. Duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës.

Edhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet as nga Sali Berisha dhe as nga Lulzim Basha. Shqipërisë dhe Partisë Demokratike nuk i mungojnë burrat dhe gratë. Atë do e përcaktonte gara. Asnjëri prej tyre nuk do duhej të ishte. Druaj që Berisha do mbetet në pozicionet e veta po kaq druaj që Lulzim Basha do të kthehet. Kjo do të çojë përfundimisht në ndarje dhe do të jetë e pafalshme”, deklaroi ai.

 

/s.f

Next Post
Tre ditë pas zgjedhjeve, Rama citon Joe Biden: Demokracia nuk mund të mbijetojë kur…

Shkrimi i 'The Guardian'/ Rama: Gazetari erdhi me mëdyshje, por u largua mirënjohës për vizitën në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In