Analisti Agron Gjekmarkaj ishte i ftuar pasditen e sotme në rubrikën ‘Opinion’ ku ka komentuar zhvillimet politike në vend.
Ai është ndalur dhe të komentojë deklaratat e presidenti Meta i cili thotë se “Rama po ua shet vendin të huajve”!
Teksa ka pranuar “rrëshqitjen” e Metës dhe daljen e tij nga Shinat, analisti pranë PD akuzon për këtë kryeministrin Edi Rama!
“Kur themi; “po ua shet vendin të huajve”, kjo është deklaratë e madhe, me efekte, propagandistike. Qeveria ka pasur marrëdhënie skandaloze në këto 8 vite me Greqinë.
Sa i përket pjesës së si komunikon presidenti i Republikës, ai është shtrënguar që të reagojë me gjuhë radikale.
Ata e kanë detyruar presidentin që të dalë nga ‘shinat’ e një gjuhe normale. Kjo në kushte normale do të ishte gjuhë e pajustifikuar. Sjellja e presidentit është e justifikuar”, thotë Gjekmarkaj!/d.c