• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj për marrëveshjen me BE: Gënjeshtra ‘allaturka” e trashë si salep…! Sa më shumë i afrohemi Brukselit, po kaq largohet si një vijë imagjinare horizonti

by Java News
11/04/2024 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka komentuar projektligjin për treg të përbashkët mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, i cili po diskutohet këtë të enjte në Kuvend.

Gjekmarkaj: Një tjeter marrveshje me Bashkimin Europian ka mberritur sot në këtë sallë “për pjesmarrjen në tregun e perbashket”!

Në substancë mes kesaj Qeverie dhe Europes qëndron “mosmarrveshja” ekzistenciale., keqkuptimi organik, hilja merafizike, genjeshtra e natyrshme!

Ne mbushim kamionë me letra, avionë me burra e gra kostumosur allafrënga drejt Brukselit qytet ky i cili sa më shumë i afrohemi po kaq largohet si një vije imagjinare horizonti.

Gënjeshtra “allaturka” e trashë si salep derdhet binave të komisionit europian dukë lënë ngado njollat e veta të lybyrta.

Shqipëria “socialiste” bën përpjekje të duket një shtet gazmor, ku paçja e pilafi e gatuar në akçihanet e propogandes derdhen lumë për turistet, ku ministrushet ja marrin valles me perdellim sevdallor.

Gromesimat e shkaktuara nga birra shndërrohen në melodi, kolonë zanore e aktualitetit si shprehje më të larta mendimi liberal kur në fakt Shqiperia e qeverisë është një shtet gjithnjë e më lindor, më despotik, më e korruptuar, më e kriminalizuar me një qasje haxhi qamiliste ndaj Europes.

Çmimi për jeten e njeriut ka rënë shumë duke zhvleftesuar dhe çmimin e jetës së pulave. Europa ka parimin e ndarjes së pushteteve ndersa neve na i ka marrë të gjitha një njeri i vetem.

Në krye të vëndit është vënë një qyqar të cilit kolla e Elises i duket tufan dhe ai ndien të ftohtë. E sheh vënger Bela i shkojnë mornica dhe futet në bodrum. Tao si formë lirie dhe autonomie e nxit të këshillohet me parrukierin, por Ulsiu nuk e lejon të japë asnjë mendim per çështjet publike, dilemë që nuk i jep dum.

Herë pas here i merr mendje Nikos kur duhet të shfaqet si i hutuar dhe i habitur, si i gëzuar apo merzitur dukë folur përçart ,me fjalor foshnjor, sipas stinëve, ku flitet per aromen e luleve, freskine e ajrit dhe harene e diellit!

Për të firmosur si kamarier lepe peqe çdo nismë të Kryeministrit të cilin kur e sheh në Iftar prej mjekrres e ngatërron me profetin dhe i zaliset tek këmbet ,e di vetë, e ka merak jete.

Institucionet e pavarura kanë vetem një pavarësi atë të të shprehurit besnikeri ndaj shefit të ekzekutivit.
Pushteti lokal ka vetem një qellim, të shtojë sipërfaqen e patronazhuar në funksion të tjetërsimit të votes dhe të zvoglojë atë publike në favor të investitorve strategjik të caktuar nga qeveria.

Ndonjë gjykatë kur guxon të japë vendim të vonuar, që bezdis Edi Ramen, zihet me gurë nga mazhoranca dhe aty ska rradhë kush do hedhe gurin e parë Toni apo Çuçi , Etilda apo Mimi, turren të gjithë njeheresh çapraz e pa maraz. Shalsi rrëzohet rrugës dhe ndien si i kalojnë mbi shpinë, tek shtyhen , Xhemali me Nasipin, Cyrbja me Laertin, Erjoni me Majkon për të goditur kush e kush më parë. Rënkon por për kauzen nuk bëzan. I bëhet zemra mal kur sheh gurët e shumtë nën pemë.

Gjykata të tjera janë në ankth nëse Kryeministri është apo jo i kënaqur sa duhet me përfshirjen e tyre si pale me pushtetin për ta lënë Opoziten jashtë legalitetit juridik. Shpirti Judes duket ku e ku më qelibar se ai i tyre.

Ndërkohë drejtorët e ministrive, e të bashkisë si minjët e Dino Buxatit grijnë trarët e shtetit , ëndrrat e qytetit por shefat e tyre nuk dinë gjë, ata janë në të drejtë të Zotit dhe punojnë për një Zot të vetem.
Zoti është i madh por anija bëhet gjithnje e më e vogel. Ka filluar të shkundet.Allahu akbar sanalli batall pat thene Fishta ne nje udhetim ne Bosfor!

Një tjeter gjykatë godet në kundërshtim me nenin 73 të Kushtetutës i kufizon të drejtat Liderit të Opozitës, Kuvendi nxiton me urdher politik dhe miraton këtë dhunë.

Pastaj po kjo njesi gjykatore pa akuzë, pa hetim, pa asnjë rrezik për të nderhyrë në proçes po për llogari të një pushteti të kalbur, të korruptuar, nën muzikë skandalesh që mbajnë emra kumbues, sterilizim, pastrim, reflektim, aferim, incenerator, cek-ap, kap e mos u bëj merak, merr e ik me vrap, nxito o zullap e vendos atë nën arrest shtepiak!

Çfarë të përbashkët ka Shqiperia aktuale me Europën, çfarë lirije gëzon ajo ku themeluesin e pluralizmit Sali Berishen e arreston per arsye politike ?!

Po ju kujtoj se “Liria është një e vetme; zinxhiret që vihen padrejtesisht mbi njërin peshojnë mbi shpatullat e gjithësecilit .

Mos vini bast pa fund mbi provokimin e Opozites dhe të shoqërisë. Mos luani bixhoz me reagimin e saj.

Të mëdhenjtë ndihen të tillë persa kohë qytetaret rrinë në gjunjë por ata po ngrihen dhe të medhenjtë do të bëhen xhuxhë. Asgjë e re nën këtë diell, gjithcka perseritet.

Të rebelohesh ndaj padrejtësive është bindje ndaj Zotit na meson një nga themeluesit e demokracisë Benxhamin Franklin, një vlerë kjo sa amerikane aq europiane./m.j

Next Post
VIDEO/ “Je pervers seksual, i ke larë vajzat me…”, përplasje e ashpër mes Romeos dhe Liamit! Aktori: Maniak, e prishe imazhin për 5 ditë

VIDEO/ “Je pervers seksual, i ke larë vajzat me…”, përplasje e ashpër mes Romeos dhe Liamit! Aktori: Maniak, e prishe imazhin për 5 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In