• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj në mbledhjen pa media të grupit: Një përfaqësi e opozitës të sqarojë ndërkombëtarët. Ata e dinë kush është opozita

by Java News
24/11/2023 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të grupit te Berishes plus te Bardhit mbajtur dje, ka propozuar që të zgjidhet një përfaqësi nga opozita për të ‘sqaruar ndërkombëtarët’.

Gazetari Osman Stafa, i cili ka zbardhur detajet nga diskutimet pa media, bën me dije se Gjekmarkaj ka deklaruar se propozon  që të ngrihet një përfaqësi e opozitës dhe t’i sqarojë “jemi këtu dhe si e mendojmë ne zgjidhjen”.

“Nuk ka pse të rrimë në pozicione të ngurta, nëse kërkohet një riformulim për komisionet hetimore, mund ta bëjmë atë. Ne na intereson thelbi i gjësë, hetimi, transparenca! Nëse mazhoranca e ka këtë si punën e autokritikës në socializëm ku na thonë thellohuni edhe më, ne gojën nuk e kemi vetëm për të ngrënë, po edhe për t’ja sqaruar opinionit publik e faktorit ndërkombëtar, që ne jemi fleksibël për të realizuar kërkesat tona. Me këtë nuk po them të braktiset protesta.

Nëse edhe pas riformulimeve nuk i pranojnë atëherë nuk na pengon askush të rithemi që këta thjeshtë nuk duan. Por gjëja më e rëndësishme e këtyre ditëve për mua ka qënë reagimi i faktorit ndërkombëtar qoftë edhe në mënyrë të kujdesshme në favor të kërkesave opozitare. Ne deri dje kemi kemi patur vetëm deklarata dënimi! Ata po e thonë qartë “kontroll i parlamentit mbi qeverinë”! Këtu qëndron thelbi i çështjes.

Unë propozoj që të ngrihet një përfaqësi e Opozitës dhe t’i sqarojë ata pse jemi këtu dhe si e mendojmë ne zgjidhjen. Dialogu me partnerët, për mua, është tejet i rëndësishëm dhe duhet të investohemi në këtë drejtim. Edhe për ata është e qartë kush është opozita dhe me deklarimet e tyre pranohet kriza. Ne duhet të insistojmë që zgjidhja e krizës e rikthen parlamentin në normalitet dhe e bën atë funksionues. Rikthimi tek fjala është e rëndësishme sa rifitimi i të drejtave”, ka thënë ai./m.j

Next Post
Spiropali: Zef Deda ishte mjek…!

Spiropali: Zef Deda ishte mjek...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In