Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur sot se është kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të partisë.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gjekmarkaj tha se Berisha e ka mbyllur ciklin e tij dhe nuk mund t’i japë më PD-së.
“Në gjithë këto 5 apo 6 javë që jam pyetur dhe kam folur jam kujdesur që të them se Berishë është një personalitet i të djathtës dhe është një njeri me staturë të lartë politike. Unë mendoj se Berisha e ka mbyllur ciklin e tij, me sukseset dhe me dështimet që ka pasur.
Ai e di shumë mirë, pasi është njeriu me shqisat më të forta politike në Shqipëri, ai e di shumë mirë që kryetari i PD nuk mund të jetë ‘non grata” nga SHBA. Mund të jetë por nuk mund të jetë për të bërë politikë dhe për ta bërë një forcë politike. Ai nuk mund të sjell një gjë të re në politike, mund të jetë patriarku i politikës dhe është ende në kohë për këtë gjë.
Nuk mund të jetë më e ardhmja e PD. Unë mendoj se Berisha çfarë ka patur me të mirat e veta dhe të këqijat e tij, e ka mbyllur ciklin. Edhe mosha nuk e lejon, nuk ka më energjitë që ka pasur më parë”, tha deputeti demokrat.
/a.r