• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjekmarkaj, ironi për Presidentin e ri: Ja si do reagojnë Xhafaj, Majko e Braçe kur të dalë emri. Pritën Babon e Kombit të vijë me balonë

by Java News
03/06/2022 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e PS po zhvillon mbledhjen nga ku do të dalë edhe emri i kandidatit për presidentin.

Nuk ka munguar edhe ironia e Agron Gjekmarkaj ,për procesin për zgjedhjen e figurës së re, duke u shprehur se të gjithë po presin ‘Babon e Kombit’ të vijë balonë.

Reagimi i plotë:

Të gjithë po presim Babon  e Kombit të vijë me balonë ! Gjithë shoqëria ndihet si në lotari. Fëmijët  rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë.?! Në ankth të madh  hierarkët e mazhorancës! Ata vërtisin gjuhen lart e poshtë për të thënë ndonjë llaf për Presidentin po s’dinë të uruarit. Mëk , gëk , dërr dërr !

Bëjnë sikur Babo i pyet për gjithçka po aha hiç ai. Dukja e tyre pak qesharakë e në vështirësi e argëton Babon. Të gjitha misteret e atdheut ka marrë me vete. Na ka lënë si jetim. Mileti ketu blen kostume presidenciale, panelet e darkës marrin neper gojë dynjanë për të kuptuar çfarë ka Babo në mend ?!

Avioni ulët ! Babo Babo  thërret me gëzim Bora teksa Kryeministri zbret çehrerënde. Të me ketë sjellë çokollatë mendon me vete pa guxuar të ngrejë zërin që Edona të mos e dëgjojë?!

Tao ndërdyzet ta pyes të mos e pyes?!

Po tregon ai …? Gjallë në botë ! Po pse di gjë kryesia? Gjë prej gjëje nuk di. Grupi parlamentar çapitet e rënkon në detin e hipotezave po cnuk. Bursa e thashethemeve rritet dhe sipas saj vengër shohin njëri-jatrin. Babo gëzon , Babo shton ankthin. Po e presin të gjithë që t’ ju thotë nesër në ora 18 në rresht sus, asnjë të mos mungojë!

Ejani e votoni atë që po ju them unë. Sapo emri mbi tavolinë si zar të bjerë një e madhe garë do fillojë! Uaaaa, yyyy, eeee i madh eee si i ka shkuar mendja?

Është Edi Rama ai jo llafe, ka shije. E shndriti Republikën, gjerdan i vu në qafë.

Tao  mund të thotë “sipas kësulës ja gjet Fesin” ! Damo , “termet tërmet emocional”. Ministrushi Ulsi “shyqyr që nuk na e la në dore po e shndriti vetë si gjithmonë”! Tigrushi ” je gjigant , të gjithë i le me gisht në gojë” ! Elisa ” E gjete Vrana Kontin të të mbrojë kështjellën”! Mimi “eh kjo botë u shthur prapësi o dreq”! Tezja vetëm qan me ngashërim, një i tillë gëzim veç me lot shugurohet.

ish Kryeministri Majko ” President antistres paska gjetur qerratai, kushedi sa do i kundërshtojë?!

Braçe ” e mi ,motrani e shoqeni  hajde mos u gëzoni po deshët”!

Xhafa hesht, nuk merret vesh  në mërzitet apo gëzohet shumë. Niko mendon unë  komandant e komisar Edin kam të parë, si ministër mbrojtës si do ja bëj tani ti them këtij “Komandant i Përgjithshëm”, do më thahet gjuha”!

Ditmiri që ka ënde edhe një cope malore , tund kokën me sytë përdhe ” na gëzoi shumë, kështu pritej” ! Çuçi vetëm duartroket , kjo është kohë për gjeste dhe jo për fjalë!

Krifca sa mirë “Presidenti do të jetë i pari që do lërë autograf në librin e blegtorëve dhe ai do i presë shiritin Akademisë së barinjve, sa mirë, sa mirë do gëzohen delet e dhitë”

Në këtë dalldi Babo nge sytë por ç’të shohë ! Shalsi ka rruar mjekrën. Fytyra tepsi! Po ti ? Rashë në hall shef të gjithë thonin “se rruan Shalsi për Ramën” ndaj jo e rrova po e zhgula. Jo vetëm qimet po edhe lëkurën lashë për ty.

Klosi nuk u ndie thjesht tundi kokën por nuk u kuptua në qe miratim apo habi për ta ndarë më Fahron tinëz me pas.

Lindita në fund  pshërëtiu ” qoftë levdue Jezu Krishti” vetëm Papës të hënën do ja rrëfejë gëzimin.

Klotilda buzëqesh me idilizëm e mirësi për fundin e kësaj sage dhe mendon për një bakllava. Ikonomi për ca petulla me mjaltë qe zeheri t’ju marrë të keqen.

Margeriti “duhej një President , ja e gjeti” ! Kushi ” për marshallah na e solli” ! Belinda ” më i miri i të gjitha kohërave” !

Etilda  mëndueshëm puliti qerpikët  sikur një ëndërr la në mes e tha ” uaa pse s’u bë vetë edhe Kryeministër edhe President?!

Kryesia arriti në konkluzionin

Vetëm ai mund ta gjente një figurë të tillë! Një  hare kësodore askush tjetër nuk na e sjell dot. Duart pllaquriten plot spazëm. Ministrushëve mjekra u pikon djersë nga mornicat e lumturisë. Ministreshave krenaria ju ndrin nurin. Sa personalitet i pavarur do të jetë ai që del në moment të fundit nga  brenda një koke e thënë vetëm nga një gojë.?! Ditë të mira po vinë për demokracinë, për Kushtetutën, për kohezionin politik në vend.

Amanet qari i Babos do ti prezantohet Shtetit  dhe Botes në pak orë. Lum Shqipëria ajo nuk di asgjë , sa me fat ka kush mendon për të. Babo Xhepeto po laton Pinokun e tij i cili do të nisë udhëtimin e në vendin e lodrave.

Next Post
100 ditët e ferrit/ Brenda pushtimit të Putinit në Ukrainë. 30 mijë të vdekur në katastrofën më të madhe ushtarake të historisë moderne

100 ditët e ferrit/ Brenda pushtimit të Putinit në Ukrainë. 30 mijë të vdekur në katastrofën më të madhe ushtarake të historisë moderne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In