• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjëja që duhet të bëjmë më mirë fillon nga abetarja”, Balla takime në Berlin: Në këto zgjedhje do të ketë më shumë kandidatë nga diaspora

by S T
14/12/2024 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Berlin.

Balla deklaroi se Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama në mandatin e katërt përmbyllin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas ministrit Balla Diaspora shqiptare ka një gjykim objektiv mbi ndryshimin e madh të Shqipërisë në dekadën e fundit.

“Shumë prej jush thonë: mirë, mirë dakord ne do votojmë, por a do kemi ne përfaqësuesit tanë të diasporës në kuvendin e Shqipërisë? A ka vende të përcaktuara në kuvend për diasporën? Shqipëria  këtu është e ngjashme me Gjermaninë.

Pra dhe në Bundestagun gjerman nuk ka vende të përcaktuara për gjermanët që votojnë në diasporë. Nuk krahasohen diasporat tona sepse Shqipëria ka një numër pothuajse të barabartë mes shtetasve të vet me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, me ata që jetojnë brenda Shqipërisë. Me Gjermaninë nuk është i njëjti rast.

Partia Socialiste kishte edhe më 2021-in, pra një prej kolegëve të mi Lavdrim Krashi prej 30 vitesh jetonte në Britaninë e Madhe madje dhe si disa prej jush këtu i angazhuar në jetën administrative politike. Në një moment të caktuar ju përgjigj ftesës sonë dhe u bë pjesë e listës sonë për qarkun e Dibrës. Sot është anëtar i komisionit të politikës së jashtme dhe drejton nën/komisionin për diasporën në kuvendin  e Shqipërisë. Në këto zgjedhje do të jenë më shumë” deklaroi Balla.

Në Berlin, ministri dhe drejtuesi politik i PS për diasporën premtoi  se qeveria shqiptare do marrë përsipër të paguajë mësuesit e gjuhës shqipe për fëmijët e çdo prindi me gjak shqiptar.

“Gjëja që duhet të bëjmë më mirë fillon nga abetarja. Fillon nga detyrimi që ka Shqipëria, qeveria shqiptare, vendi amë, parlamenti, opozita, të gjithë bashkë që ne duhet t’i garantojmë çdo fëmije që lind nga një prind me gjak shqiptari duhet t’i mësojmë gjuhën shqipe. Këtë duhet ta ketë detyrim qeveria.

Dhe e vërteta, unë këtu në Gjermani kam parë raste shumë të bukura, të themi të drejtën janë shumë prekëse dhe shumë motivuese, kur shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Preshevës, të Kosovë dhe Malit të Zi  bëhen bashkë në një shoqatë dhe me mbështetjen që nuk do mungojë nga qeveria shqiptare  për të pasur një mësues të gjuhës shqipe një ditë premte ose ditë shtune siç janë këto programet.

Unë isha në Bavari ku mblidheshin ditën e diel bashkë në një sallë, fëmijë të gjitha trevave shqiptare për të mësuar gjuhën shqipe. Por këtë gjë do ta bëjmë më të strukturuar dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë përsipër që mësuesit e gjuhës shqipe t’i paguajë qeveria shqiptare”, tha Balla.

Next Post
“Një goditje” dhe tri pyetje?

Jeta amerikane e një legjende shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In