• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GJED kundër paktit Rama-Meloni, zemërimi i Palazzo Chigi: Vendimi është i habitshëm!

by A R
01/08/2025 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë e Europiane hodhi poshtë legjitimitetin e listës së “vendeve të sigurta” që Italia përdor për të dërguar emigrantë në Shqipëri dhe për të përshpejtuar kërkesat e tyre për azil, në një goditje të re ndaj një pike kyçe të politikës së qeverisë për migrim. Zyra e kryeministres konservatore Giorgia Meloni, në një deklaratë, e quajti vendimin e gjykatës “të habitshëm” dhe tha se ai “dobëson politikat për të luftuar imigracionin masiv të paligjshëm dhe për të mbrojtur kufijtë kombëtarë”.

“Nenet 36 dhe 37, si dhe neni 46(3) i Direktivës 2013/32 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, bashkë me nenin 47 të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, duhet të interpretohen në kuptimin që ato nuk e pengojnë një Shtet Anëtar të caktojë vendet e treta si vende të sigurta origjine me anë të një akti legjislativ, me kusht që një përcaktim i tillë të mund t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në lidhje me pajtueshmërinë me kushtet thelbësore të një përcaktimi të tillë”, tha Presidenti i gjykatës, Koen Lenaerts.

Meloni e kishte paraqitur zhvendosjen e azilkërkuesve në kampet e ndërtuara në Shqipëri si një gur themeli të qasjes së saj të ashpër ndaj imigracionit, dhe vendet e tjera evropiane e kishin parë idenë si një model të mundshëm, shkruan A2 CNN. Megjithatë, skema hasi kundërshtim ligjor pothuajse menjëherë sapo u lançua vitin e kaluar, me gjykatat italiane që urdhëruan kthimin në Itali të emigrantëve të kapur në det dhe të çuar në Shqipëri, duke përmendur probleme me ligjin e Bashkimit Evropian.

Në një vendim të shumëpritur, Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg tha se Italia është e autorizuar të përshpejtojë refuzimet e azilit për shtetasit që vijnë nga vendet në një listë “të sigurt” – një parim në zemër të skemës së Shqipërisë. Ajo tha gjithashtu se Italia është e lirë të vendosë se cilat vende janë “të sigurta”, por paralajmëroi gjithashtu se një përcaktim i tillë duhet të përmbushë standarde të rrepta ligjore dhe t’u lejojë aplikantëve dhe gjykatave të kenë akses dhe të kundërshtojnë provat mbështetëse.

Në deklaratën e saj, Gjykata e Drejtësisë tha se një gjykatë e Romës iu drejtua gjyqtarëve të BE-së duke përmendur pamundësinë e aksesit në informacion të tillë dhe duke e penguar kështu atë të “sfidojë dhe shqyrtojë ligjshmërinë e një supozimi të tillë sigurie”. GJED-ja tha gjithashtu se një vend mund të mos klasifikohet “i sigurt” nëse nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e tij, duke rënë dakord në mënyrë efektive me gjyqtarët italianë që e kishin ngritur këtë çështje vitin e kaluar.

Next Post
“Një Kod i Ri Penal, i domosdoshëm”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Përshtatet me realitetet e sotme

“Një Kod i Ri Penal, i domosdoshëm”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Përshtatet me realitetet e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

March 8, 2026
Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

March 8, 2026
Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In