Ardit Gjebrea flet sërish në lidhje me tragjeditë e refugjatëve, i nxitur nga fotoja e një fëmije tjetër. Ai u mbyt me 38 emigrantë të tjerë në përpjekje për të ikur nga Turqia në Greqi.
“Përsëri deti dje i përcolli njerëzimit atë që “njerëzimi” nuk po kupton – të drejtën e barabartë e të jetuarit, të drejtën e barabartë e të konsideruarit, të drejtën e barabartë e të trajtuarit… Sensibilizim i barabartë!
Pse e bëj unë? Se besoj tek ai Zot që e thërrasim me emra të ndryshëm, por që është i njëjti për të gjithë”, shkruan Gjebrea në Instagram.