• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gjatë operacionit ku u sekuestruan 1.3 ton kanabis pati shkëmbim zjarri me policinë”

by Java News
19/10/2016 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të operacionit që u zhvillua një ditë më parë në fshatin Derven të Krujës, ku u sekuestruan plot 1.3 ton kanabis. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, gazetari Hoxha tha se e di kush është pronari i drogës, por nuk e publikoi emrin e tij pasi i është kërkuar të ruajë sekretin hetimor. Por gjithsesi, Hoxha zbuloi se pronari është një prej personave të arrestuar një ditë më parë, i cili u kap në një lokal rreth 300 metra larg magazinës.

“Njëri nga pronarët e këtij biznesi është mes grupit të personave të arrestuar, nuk është kapur në vendin e ngjarjes, por në një lokal që ndodhej 200-300 metër larg. Nuk dua ta identifikoj pronarin, sepse për shkak të hetimit ma kanë kërkuar të mos e publikoj. Por ndodhet brenda grupit të të arrestuarve. Magazina e madhe, në formë kapanoni ndodhet 30-40 metra nga rruga. Eshtë objekt krejtësisht i dukshëm. I kishte dritat ndezur edhe natën. Të linte përshtypjen që ishte objekt ku punohej edhe natën. Një banesë jeshile ka shërbyer për të magazinuar sasinë e kanabisit që thahej, që ishte gati për tu tregtuar. Pronari i shtëpisë është jashtë shtetit, por nuk rezulton që të ketë lidhje me ngjarjen, të paktën deri tani.”- deklaroi Hoxha.

Gazetari Hoxha tregoi me detaje se si arriti policia të zbulonte magazinën e drogës në Derven. Ai tha se gjatë operacionit pasditen e djeshme ka patur edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve të kanabisit.

“Nuk ka qenë një superoperacion top sekret, i koduar, i qepur me informacion të SHISH apo prokurorisë së krimeve të rënda, por ka qenë një informacion i ardhur nga banorë të fshatit. Një automjet nuk po e them cili, sepse nuk kam ndërmend tu dorëzoj prokurorëve dhe telefonin tjetër të cilin sa e kam marrë. Ky automjet ka bërë 3 rrugë, banorët e fshatit janë frikësuar dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë. Policia është vënë në ndjekje të makinës pasdite, ka tentuar ta ndalojë nuk ka ndaluar, ka hapur zjarr. Pra ka patur shkëmbim zjarri, policia është detyruar të përdorë breshëri armësh në hyrje të fshatit, për të ndaluar automjetin.”- deklaroi Hoxha./a.m.

Next Post
FOTOT/ Striptizëm rrugëve dhe skena të “nxehta”, çmenden vajzat e “Ex on the Beach”

FOTOT/ Striptizëm rrugëve dhe skena të "nxehta", çmenden vajzat e "Ex on the Beach"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

March 22, 2026
Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, Rama uron besimtarët bektashianë me pamje nga teqeja e Helvetive në Berat

March 22, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

March 22, 2026
Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

Nga Madridi vjen një tjetër vlerësim për Tiranën, çmim ndërkombëtar si Qyteti Europian i Sportit 2023

March 22, 2026
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë! Policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

March 22, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

March 22, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Berisha mbledh sot mbështetësit e tij, protesta e radhës në Tiranë para kryeministrisë

March 22, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

300 mijë me origjinë familjare bektashiane në Shqipëri

March 22, 2026
Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

Shqipëria feston Sulltan Nevruzin, festën më të rëndësishme të bektashinjve

March 22, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In