• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjashtë vjet bashkëjetesë me sëmundjen që nuk e pati

by A R
26/10/2015 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë vjet i kaloi nëpër spitalet e Kosovës. Shkoi edhe në Shqipëri e Turqi. Por pa ndonjë rezultat. Ani pse është veç një fëmijë 7 vjeçar, tërë këto vjet u përballë me shumë operacione, terapi nga më të ndryshmet. Herë i thanë që vuan nga leukemia, e herë nga tumori në boshtin kurrizor. Shërimin nuk e gjente dot.

Në fillim të këtij viti, familja Tërstena nga Ferizaj, me ndihmën e njerëzve qëllim-mirë, arriti ta dërgonte djalin në Gjermani për të kërkuar shërim.

Tetë muaj mjekim atje rezultoi me të vetmin problem që Bleoni e ka që nga lindja-dallimin në gjatësinë e këmbëve, ku njërën e ka rreth tre centimetra më të shkurtë.

Ai u kthye në Kosovë vetëm një këpucë ortopedike që ia rekomanduan atje. Pa ndonjë ndërhyrje kirurgjike ose terapi për sëmundje të ndryshme. Thanë që Bleoni vuan vetëm nga ky problem dhe asnjë sëmundje tjetër.

Në fillim të 2015, KosovaPress, solli rrëfimin për Bleonin i cili dita ditës po humbte fuqinë.

Një numër i madh i njerëzve, nga Kosova e diaspora shqiptare, u lajmëruan e i dolën në ndihmë kësaj familje. Me ato para që i mblodhën, prindërit e Bleonit morën rrugën për në Gjermani, ku edhe qëndruan tetë muaj për t’ia kryer djalit të gjitha kontrollet e nevojshme, në mënyrë që t’i përcaktohet diagnoza.

Nëna e Bleonit, Valdete Tërstena në një intervistë për KosovaPress, tregon se me çfarë diagnoze dolën mjekët në Gjermani.

“Të gjithë na kanë thënë që djali ka lloj të leukemisë, por nuk po mund ta përcaktojmë llojin, dhe palcën kurrizore e ka në tre vende të bllokuar me pjesë të trunit. Në Gjermani si kemi shkuar, na kanë thënë që leukemi nuk ka, tumor nuk ka, vetëm është problemi i këmbës që e ka më të shkurtë, këtu e kanë përcaktuar 1 centimetër e gjysmë, në Gjermani 3 centimetra, dhe këtu askush nuk më ka propozuar t’i jap këpucë ortopedike, që mos me iu shtrembëruar djalit as boshti kurrizor po as kuka”, thotë ajo.

Që nga lindja, Bleoni nuk jetoi asnjëherë si gjithë moshatarët e tij. Qëndrimi nëpër spitale ia pamundësonte këtë.

“Kur e kam dërguar së pari tek mjeku, mjeku ia ka tërheq këmbët dhe ka thënë që djali i ka këmbët barabartë por t’i po bëhesh merak. Sikur ta dërgoja qysh atëherë djalin dikun tjetër, Gjermani ose kudo, e kishin përcaktua, djali prej moshës që ka nisë me ecë me pas këpucën ortopedike, djalit këto nuk i kish ndodhë, djali ka marrë terapi të kot këtu”, thotë ajo.

Fatmirësisht, prindërit thonë se Bleoni veç ka nisë të drejtojë trupin, falë këpucës ortopedike që po e mbanë tash e sa muaj.

Mjekët në Gjermani, u kanë thënë prindërve se pasi t’i mbush Bleoni 16 vjet, duhet të kontrollohet në të njëjtin spital dhe t’i bëhet një ndërhyrje.

Ka pak shpresë që këmbët do të mund t’i përafrohen.

Ani pse problemi i Bleonit nuk mund të shërohet në tërësi, prindërit mezi përshkruan gëzimin që kanë pas kur e kanë kuptuar që djali i tyre nuk vuan nga leukemia ose tumori.

“Analizën e leukemisë kur ia kemi bërë, na kanë thënë mjekët, dil pritni dy orë, pas dy ore kur ka dal mjekja na ka tregu që djali nuk ka leukemi, neve na u ka dokë që qielli u hap. Leukemia është vdekja, dita-ditës, kemi prit vdekjen e djalit tonë, kur na ka thënë që nuk ka leukemi, e kemi ditë që djalin e kemi pranë vetës. Djali ka shërim, nuk dijmë me shpreh gëzimin tonë”, thotë ajo.

Gjashtë vjet ankth për familjen Tërstena, duke trokitur në dyert e çdo kujt që mendonin se mund të iu ndihmojë ta shërojnë djalin.

Lajmi i mirë se djali i tyre nuk ka ndonjë sëmundje të rëndë që e afron me vdekjen, u kushtoj aty para, net pa gjumë e edhe dënim nga shteti-ndalesa e hyrjes për dy vjet në zonën Shengen.

Pasi që ata nuk mund ta dërgonin djalin në Francë apo Gjermani, sipas procedurave të rregullta, ata nuk pritën dot.

U nisën nëpër rrugë ilegale.

Megjithatë, dëshmitë mjekësore që i kishin me vete, iu ndihmuan që lehtësisht atje të vazhdojnë rrugën për çka edhe ishin nisur-kërkimin e shërimit të Bleonit.

TELEGRAFI

Next Post

‘Supermbesa’ tallet me nënkryetaren e FRPD, Greta Koçi: Mos dil në diell se të shkrihet silikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In