• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë shenjat që tregojnë se ‘miku’ e ka me hile!

by Java News
15/06/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dikush mund të buzëqeshi, dhe të buzëqeshi, dhe të jetë vetë djalli”, – Uilliam Shekspir
A keni takuar ndonjëherë dikë që ju është dukur i këndshëm dhe i pëlqyeshëm në pamje të parë? Ata frymëzuan besim dhe ndjenja të vërteta miqësore, që mund të lidhnin një miqësi midis jush. Por shpejt kuptuat se ka diçka të dyshimtë, që nuk shkon, me ta. Dashuria, që ata duket se projektojnë qëllimisht, është vetëm një maskë për të fshehur synimet e tyre të vërteta nga bota. Personaliteti i tyre i vërtetë nuk është aspak i ngjashëm me atë që patë për herë të parë.

Ekzistojnë lloje njerëzish që na duken tepër të këndshëm në fillim por që në realitet janë mashtruesit më të rrezikshëm.

Ata janë Janus-ët e ditëve të sotme (Janus-hyjni e lashtë italiane, roje e portës dhe mbrojtës i vendit gjatë luftës. Ai kishte dy fytyra në mënyrë që të kontrollonte para dhe pas në të njëjtën kohë) që i fshehin qëllimet e tyre keqdashëse nga njerëzit. Duhet kohë që të zbulohet natyra e tyre e dyfishtë që nga momenti kur i takoni, dhe sapo ta vini re një gjë të tillë, ju do të donit tu largoheni për të mirën tuaj.

Këto janë 6 shenja që mund t’ju ndihmojnë në dallimin e njerëzve në dukje “të këndshëm” por me qëllime të këqija.

Janë tepër kërkues

Një person, në dukje i mirë, por që në realitet është manipulues, tenton të bëjë shumë kërkesa. Ai beson se është superior ndaj të tjerëve dhe dëshiron t’i dominojë njerëzit. Një person i tillë, pëlqen t’i përdorë njerëzit e tjerë për të përmbushur axhendën e vet. Ju mund të refuzoni t’i plotësoni dëshirat e tyre duke mbajtur vendin tuaj. Mundohuni të mos thitheni nga negativiteti i tyre.

Ata nxisin ndjesitë negative

Pas bisedës me dikë që është me të vërtetë i mirë, duhet të ndihesh pozitiv. Nëse përfundon me humor të prishur dhe i dërrmuar emocionalisht, atëherë ai person sigurisht që po shtiret si i mirë. Intuita juaj do t’ju paralajmërojë kur keni të bëni me njerëz të tillë, atëherë patjetër që duhet t’i shmangni ata.

Kontakti me sy dhe gjuha e trupit

Manipulatorët e stërvitur dinë mirë se si apo kur të krijojnë kontakt me sy. Ata do të përpiqen t’ju trembin me kontakte sysh të sforcuar, që janë të gjata dhe të dyshimta, gjë që krijon situata të pakëndshme. Ju mund të jeni të aftë te shihni përtej fasadës së tyre. Leximi i gjuhës së trupit mund të jetë gjithashtu një ndihmë në zbulimin e tyre…prekja e një pjese trupi nga shpatulla e poshtë, është një shenjë e sigurt se keni të bëni më një manipulator.

Janë shumë bindës

Për ta, t’i mbushësh mendjen dikujt është një lojë nga e cila duhet të dalin fitues, pa marë parasysh pasojat. Ashtu siç edhe e përmendëm, ata janë manipulatorë tmerrësisht të zotë. Sharmi i tyre dhe oratoria që i karakterizon mund t‘ju robërojë si një mallkim. Jini shumë të vëmendshëm kur ata flasin dhe mos u lini shkas t’ju vënë në lojë.

Humori i zi

Ata përdorin humorin si një mjet për t’i ofenduar njerëzit. Nëse ata thonë diçka të keqe apo ofenduese, ata do ta mbulojnë fajin duke thënë “thjesht po tallesha”. Ata do të përpiqen t’ju ulin në sy të të tjerëve duke ju tallur vazhdimisht. Duke vepruar kështu, ata ndihen të plotësuar me një ndjenjë superioriteti. I bën të mendojnë se kanë çdo gjë nën kontroll.

Bota rrotullohet rreth tyre

Sa herë që jeni në bisedë me njerëz të tillë, ju do të vini re se flisni gjithmonë rreth tyre. Të gjitha temat dhe diskutimet duket se përfundojnë për ta dhe vetëm për ta, shkruan bota.al. Ata kërkojnë vëmendje si një adoleshente histerike. E manipulojnë shumë mirë kursin e bisedës dhe do ta keni të vështirë të zini vend qoftë edhe në një diskutim të vetëm.

A njihni ndonjë njeri të tillë?

Next Post
Fushë-Krujë, ktheu trajlerin në magazinë droge, pranga 42-vjeçarit Artan Kraja

FIER/ I dehur në timon me fëmijën në makinë, arrestohet 32-vjeçari!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In