• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjashtë fantastikët”: Si u shkëmoqën partitë e vogla të së djathtës për një vend deputeti

by Ylli Pata
11/04/2021 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Janë gjashtë parti historike në vend që sot janë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike, që thuajse nuk po ndjehet fare as pasha, e as logjika e tyre politike në fushatën elektorale.

Ndonëse kemi hyrë në javën e tretë të fushatës zgjedhore, ka një “ikje” totale të këtyre pesë partive nga identiteti dhe argument i tyre politik, duke u përfshirë në një diskurs të vetëm politik, siç edhe Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, madje edhe Ilir Meta e Sali berisha.

Bëhet fjalë për Partinë Republikane të Fatmir Mediut, Partinë Agrare të Agron Dukës, Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit, Partinë për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehut dhe Partinë Demokristiane të Nard Ndokës.

Në të shkuarën, këto parti, kanë pasur beteja e kauza politike, por edhe zona që krijuan “pellgjet” e tyre elektorale, në të cilët mbështeteshin, ku arrinin të fitonin njësi vendore, komuna, apo edhe këshilltarë, që ishin baza e tyre politike për të ecur më tej.

Por atashimi në kauzën e Lulzim Bashës që prej vitit 2017, kur kreu i PD-së u ngujua në çadrën përballë kryeministrisë, në mënyrë që të bllokonte zgjedhjet, këto forca kanë ardhur avash avash duke u humbur sin ë formë, ashtu edhe në përmbajtje.

Partia Republikane e të ndjerit Sabri Godo, përveçse një e djathtë më e qetë e më e “butë” sesa e PD-së, u profilizua për çështjen e pronës. Edhe pse ligjin 7501 që e ka pasur si një kauzë për ta rrëzuar nuk e bëri dot, gjithsesi, me anë të grupeve të shoqatave të pronarëve, republikanët flisnin e diskutonin shpesh për këtë temë, duke e mbajtur të karikuar. Në vitin 2003, u ngrit nga Parlamenti shqiptar një Komision pluralist me përfaqësues të të gjitha forcave politike, si një strukturë e pavarur për të bërë ndarjen e pronave. Komisioni drejtohej nga një socialist teknokrat si Sokrat Sinaj, porn ë të merrnin pjesë Njazi Kosovrasti, Agim Toro etj.

Ai komision nisi të ndërmarrë konkretizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Por kur PD erdhi në pushtet, e shkriu komisionin dhe e ktheu në agjenci në varësi të kryeministrit. Agjenci mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda të abuzimit me pronat dhe që është drejtuar nga njerëz shumë të afërt të familjarëve të kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.

Asnjë fjalë nuk tha Fatmir Mediu dhe Partia Republikane, për të gjithë këtë operacion, që e ktheu çështjen e pronave nga një gangrenë, në një skandal edhe më të madh. Madje edhe sot Fatmir Mediu nuk e përmend fare çështjen e pronave në fushatën zgjedhore. PR-ja nuk dihet kë ka kauzë e kë ka elektorat.

Partia Agrare e Lufter Xhuvelit, nuk ka qenë kurrë një parti elektorale e mirëfilltë, por duke qenë një logjikë police e kauzës rurale dhe ambjentaliste, me anë emrash me lidhje në territory, krijoi një histori politike, që merrte vota, pasi krijoi një traditë të gjatë të shtrimit të çështjeve që i dukeshin familjare: fermerëve, blektorëve e përgjithësisht banorëve të fshatrave në vend.

Sot, Partia Agrare është thjesht një grupim që punon për Agron Dukën, i cili edhe pse një ekspert i njohur i bujqësisë, diskursin politik as nuk e çon ndërment në çështjet agrare, por merret vetëm me Edi Ramën, i cili jo më kot e nguç, që të marrë reagime të tilla. Partia Agrare sot është kthyer si Partia e Shijakut, meqë Duka e ka atje pellgun e tij elektoral. Por që e ka pasur më shumë në kohën e PS-së, e që si për inerci arriti të fitojë edhe një mandate me republikanët në 2013-n. Por në Shijak, Dukës i “bëjnë hije” PD-ja me dy kandidatë në zonë që kërkojnë të marrin vota, LSI-ja me ish-shefin e shërbimit sekret, e natyrisht PS-ja që po shtyn fuqishëm për të rimarrë rezultatine  2017-s.

PDIU e Shpëtim Idrizit, u krijua si bashkim i dy grupimeve politike të çamëve, që arriti të shtrihej edhe në Elbasan e në Dibër, në kurriz të rridhjes në bastioned reale të këtij grupimi siç është Durrësi, Fieri apo edhe Vlora.

Idrizi, që ka vendosur veten në listën e sigurtë të Tiranës së bashku me Mesila Dodës, në këtë fushatë nuk ka trajtuar fare një plan për avancimin e çështjes çame, përveç përdorimit të saj si një kauzë anti-rama, duke sulmuar kryeministrin si “tradhëtar”, ndërkohë që në 2015-n e cilësoi si “patriot”, kur i dha një numër të madh drejtorish të administratës kësaj force politike.

PDIU realisht ëhtë një forcë e ndarë në disa pjesë, pasi emra të njohur të saj kandidojnë përballë në forca politike si Tahir Muhedini në PS, Dashamir Tahiri në Lëvizjen për Ndryshim etj. Beteja politike e Idrizit, nuk duket të jetë as bashkimi i çamëve në një forcë e as kauza, por që të arrijnë të marrin vota sa më shumë për PD-në në Tiranë, që të justifikojnë qënien e tij dhe Mesila Dodës në listat e sigurta të PD-së.

PBDNJ-ja është edhe më keq se kaq. Vangjel Dule thuajse e ka braktisur fare minoritetin grek të Dropullit, apo edhe “skifterët homogjenë” të Himarës dhe ka vendosur që të kandidojë në qarkun Tiranë, ku realisht kauza historike e PBDNJ-së si forcë politike identitare nuk ka fare kuptim. Përveç takimit me shefin e diplomacisë greke në Athinë, Dule nuk ka shpalosur asnjë tezë politike e elektorale në dobi apo në adresë për pakicën greke, apo edhe të tjerat, që pretendon se mbron PBDNJ-ja. Madje fushatën në terren më shumë po e bëjnë kandidatët e PS-së dhe LSI-së në Gjirokastër që po përplasen për votat e Dropullit.

E njëjta panoramë mund të thuhet edhe për PDK-në e Nard Ndokës. Edhe pse kjo forcë politike ka pësuar mjaft aventura e tallaze politike e komerciale, gjithsesi, demokristianët politikisht nuk duket se janë më prezentë, edhe pse prania e tyre edhe në të shkuarën ishte më shumë pragmatike sesa politike.

Ndërkaq, Dashamir Shehu, prej kohësh tashmë nuk konsiderohet si një kryetar i një partie aleate me PD-në, por si një politikan pranë Lulzim Bashës që flet si babaxhan. Sulmon egërsisht Edi Ramën, luftë që e nisi pas largimit të nje familjari të tij në krye të AMF-së disa vjet më parë, e ku partia e tij, thuajse nuk ekziston fare.

Po përse këto politikanë nuk u anëtarësuan dhe integruar në strukturat e PD-së në gjithë këto vite edhe me statut, pasi de fakto ata janë njerzit më të afërt të Lulzim Bashës? Gjë që e vërtetoi edhe lista për deputetë e 25 prillit…

Next Post
Partizani fiton me Bylisin / Të kuqtë realizojnë golin e parë pas 16 sekondash

Partizani fiton me Bylisin / Të kuqtë realizojnë golin e parë pas 16 sekondash

Comments 1

  1. demo krati says:
    5 years ago

    Dikur, kanë kënduar TRE TENORËT.
    Sot, të hanë munë GJASHTË.BYTHQIRËT.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In