• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë bashkitë, nje test i mundshëm elektoral Basha-Berisha

by Eduard Zaloshnja
14/01/2022 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Me një letër zyrtare drejtuar KQZ-së, Presidenti Meta ka kërkuar informacion mbi bashkitë ku duhen zhvilluar zgjedhje të parakohëshme për vendet vakante të kryebashkiakëve, duke filluar kështu procedurën për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve të shumëpritura. Në fakt, informacioni që ka kërkuar Meta është publik dhe mirënjohur. Gjashtë bashkitë ku duhen zhvilluar sa më parë zgjedhje të parakohëshme janë:

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetat” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu ra në “rrjetat” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit 2019.

4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6- Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

Meqë Berisha nuk e merr dot selinë e PD-së me protesta, sepse është institucion publik që mbrohet nga Policia e Shtetit;

Meqë Berisha nuk e merr dot vulën e PD-së deri në zgjedhjet e këtyre gjatë bashkive, sepse çështja e statuteve konkuruese të PD-së mund të zgjasë me vite në gjykatat e tre shkallëve (e jo pak muaj);

Meqë Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet, apo të ulet në negociata me Berishën (të paktën jo në muajt në vijim);

Berisha do të detyrohet ose të krijojë parti të re, ose të futet në garë me kandidatët e vet më të mirë në këto gjashtë bashki. Regjistrimi i një partie të re është një kafshatë që s’e kapërdin dot sedra malësore e tij – të paktën jo tani që ajo është rishtazi e plagosur. Ndërsa regjistrimi i gjashtë kandidatëve të tij në garë kërkon vetëm nga 3000 firma banorësh në secilën bashki – gjë që e realizoi edhe i vetëm Gjergj Bojaxhiu më 2015, pa ndihmën e militantëve të ndonjë partie.

Ky do të ishte një test i mirë elektoral për përkrhajen Basha vs. Berisha, vetëm në qoftë se LSI nxjerr kanditatët e vet më të mirë në secilën nga këto bashki. Në këtë mënyrë edhe ajo do të testonte sa përkrahje elektorale i ka mbetur pas disfatës së 25 prillit, kur mori vetëm 4 mandate (nga 19 që kishte). Ndërkohë, në komisionet vendore zgjedhore dhe të numërimit do të ketë anëtarë dhe vëzhgues si të kandidatëve të partive, edhe të atyre të Bershiës.

Në gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme, më 25 prill, votuan rreth 117 mijë zgjedhës për PD-AN dhe rreth 21.5 mijë për LSI. Të shohim se sa nga ata do të votojnë tani për kandidatët e Bashës, sa për të Berishës, dhe sa për të Kryemadhit…

(Shënim: Personalisht e di pak a shumë se sa përkrahje elektorale ka secila palë, ngaqë kam zhvilluar disa sondazhe private qysh nga 10 shtatori, por zgjedhjet e parakohëshme janë sondazhi më madh që mund të realizohet para zgjedhjeve lokale të 2023-shit).

Next Post
horoskopi

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që nuk thonë kurrë “më fal”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In